Celebrity Style

Si të bësh vetë në shtëpi kaçurrelat perfekte të Bella Hadid?

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2024

Si të bësh vetë në shtëpi kaçurrelat perfekte

Bella Hadid ka qëndruar larg vëmendjes mediatike muajt e fundit prej problemeve shëndetësore që ka zbuluar më herët se ka pasur, por edhe për faktin se i është dedikuar shumë postimeve ndaj Palestinës dhe luftës që po zhvillohet në vendin e saj të origjinës.

Pak ditë më parë, modelja iu rikthye dokumentimit në rrjete sociale të punës së saj dhe në postimet e fundit gjithë vëmendja shkoi te flokët me rrela të Hadid.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Kaçurrelat janë shumë natyrale dhe iu shtuan menjeherë trendeve të 2024-ës. Fundja promovimi erdhi nga personi i duhur.

Për t’i pasur edhe ti kaçurrelat me të njëjtin shkëlqim dhe efekt si të Bella-s ka disa mënyra si t’i realizosh. Mund të bësh gërsheta në flokë gjysmë të lagur dhe t’i lëshosh të nesërmen, ose të përdorësh pjasterin për t’i krijuar.

Ndërsa për shkëlqimin, sugjerohet të përdoren zbutës në larje dhe serum ose produkte ‘gloss’ për flokët. Në produktin që do zgjedhësh kërko për këta përbërës: hyaluronic acid, ujë orizi dhe panthenol.