TV Mania

Ja kush do ta moderojë “Big Brother Vip Fan Club”

Shkruar nga Anabel

12 Janar 2024

Ja kush do ta moderojë “Big Brother Vip Fan Club” 

E ftuar në “Ftesë në 5”, Enxhi Nasufi konfirmoi se do të jetë moderatorja e “Big Brother Vip Fan Club”.
 
“Pranoj të martohem me “Big Brother Vip Fan Club”, se ka qenë dhe periudhë propozimesh, martesash…unë po martohem me “Fun Club-in". Do çelim në një drejtim”, u shpreh ajo, duke treguar se ka me shumë qejf dhe se kur e manifeston diçka, plotësohet.

Ja kush do ta moderojë “Big Brother Vip Fan Club”
 
Enxhi premtoi se do ta trajtojë eksperiencën me seriozitet dhe dinjitet e se shpreson që të jetë një ogur i mirë për të tjera përvoja.
 
“Big Brother VIP Fan Club” është moderuar më parë nga Dojna Mema dhe Megi Pojani.

Artikuj të sugjeruar: