Miqtë e ngushtë të këngëtares dhe aktores, Selena Gomez, mendojnë dhe besojnë se ajo dhe Benny Blanco do të kenë një lidhje të gjatë.
“Ajo ndihet si në shtëpi me Benny-n”, tha një burim për ET, duke shtuar: “Miqtë e tyre, familjarët dhe të personat e dashur, nga të dyja palët, janë mbështetës dhe të lumtur që po i shohin bashkë. Ata mendojnë se do të jetë një marrëdhënie fantastike dhe afatgjatë”.
Prej disa muajsh, Selena dhe Benny janë bashkë. Ajo e ka konfirmuar romancën përmes disa postimeve në Instagram, duke theksuar se Benny është gjithçka në zemrën e saj. Burimet anonime u shprehën se Benny mendon se Sel është brilante.
“Ai mendon se ajo është jashtëzakonisht e talentuar, e ëmbël dhe inteligjente. Ai respekton gjithçka tek ajo dhe admiron aftësinë për të treguar të vërtetën e saj dhe për të ndarë me botën përvojën e saj”.
Nga ana tjetër, ylli i “Only Murders in the Building” vlerëson producentin muzikor për intelektin, pasionin ndaj jetës, artin, përkushtimin dhe vlerat e tij.
Artikuj të sugjeruar:
- Para 1 dite tha se do të hiqte dorë: Selena rikthehet sërish në rrjetet sociale
- Selena njofton sërish se do të largohet nga rrjetet sociale
- Selena Gomez zbulon se çfarë i tha saktësisht Taylor-it në Golden Globes
- Të reja mbi dramën Selena Gomez – Kylie Jenner
- Selena i tha një thashethem Taylor dhe njerëzit mendojnë se lidhet me Timothée & Kylie