TV Mania

Ja cilët përfliten si opinionistët e ‘Big Brother VIP Fan Club’

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2024

Ja cilët përfliten si opinionistët e ‘Big Brother VIP Fan

“Big Brother VIP Fan Club” do të nisë së shpejti dhe tashmë po përfliten edhe emrat e opinionistëve të programit ku diskutohen ngjarjet e javës në “Big Brother VIP Albania”.

Nëpër media, u tha se në rolin e opinionistëve do të jenë Ronaldo Sharka dhe Ina Kollçaku.

Anabel kontaktoi me Inën dhe Ronaldon, por nuk kemi marrë një përgjigje.

“Big Brother VIP Fan Club” do të moderohet nga Enxhi Nasufi. “Pranoj të martohem me “Big Brother Vip Fan Club”, se ka qenë dhe periudhë propozimesh, martesash…unë po martohem me “Fun Club-in". Do çelim në një drejtim”, u shpreh ajo në “Ftesë në pesë”.

Enxhi premtoi se do ta trajtojë eksperiencën me seriozitet dhe dinjitet e se shpreson që të jetë një ogur i mirë për të tjera përvoja.