Celebrity

Njerëzit thonë se e dinë kuptimin e fshehtë pas fustaneve jeshilë të Taylor Swift

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2024

Njerëzit thonë se e dinë kuptimin e fshehtë pas fustaneve

Le ta pranojmë që ajo shkëlqente në ceremoninë e Golden Globes, pak ditë më parë! Taylor Swift, e veshur me një fustan të gjatë jeshil me shkëlqim, aksesorë të mëdhenj dhe një penel dallues në portret u listua në një nga gocat e veshura më bukur në event.

Njerëzit thonë se e dinë kuptimin e fshehtë pas fustaneve

Dy ditë më vonë, këngëtarja u pa duke dalë nga studio e saj muzikore me një fustan po në ngjyrë jeshile, pallto të gjatë dhe çizme lëkure deri te gjuri. Pra, një tjetër fustan jeshil!

Njerëzit thonë se e dinë kuptimin e fshehtë pas fustaneve

Artistja e “Mastermind” u fotografua gjithashtu në shoqërinë e mikeshës së saj, Blake Lively, e veshur me një tjetër fustan jeshil, prej materiali kadife dhe çizmet me motive gjarpri.

Njerëzit thonë se e dinë kuptimin e fshehtë pas fustaneve

Nisur prej këtij momenti, njerëzit kanë nisur të shtrojnë hipotezat e tyre rreth asaj se çfarë po përpiqet të tregojë Taylor duke u veshur kaq shpesh me fustane në nuancë jeshile. A mund të jetë ky një sinjal për ripublikimin e albumit “Reputation” ku gjarpri ishte një element si në aksesorët e këngëtares, po ashtu edhe në videoklipet e këngëve.

Ju e mbani mend kopertinën origjinale të albumit të Taylor Swift, me fytyrën gati fëminore, përballë një sfondi jeshil dhe blu të mbushur me flutura, ndërsa ngjyra jeshile dhe floriri nuk mungonin.

Kjo është një nga teoritë që po qarkullon, e që gjithnjë sipas admiruesve të muzikës së saj, Taylor me ngjyrën jeshile të fustaneve do t’i përafrohet elementit të gjarprit, një simbol ky që është pikasur në shumë momente në jetën artistike të saj.

Së fundmi, me aksesorin me formë gjarpri në Golden Globes, një tjetër moment ai gjatë turit muzikor ku kishte zgjedhur një fustan me dizenjon e disa gjarpërinjve në të, e një tjetër detaj në videoklipin e këngës “Look what you made me do”.

Gjarpërinjtë kanë pasur një ndikim jo pak të rëndësishëm në karrierën e Taylor-it.

Për këdo që e ka harruar sherrin e bujshëm: Taylor Swift dhe Kanye ishin shokë derisa reperi publikoi këngën “Famous”, ku në videoklip shfaqeshin shtrirë pranë njëri-tjetrit njerëz të famshën, ndër ta edhe Taylor. Ajo reagoi duke thënë se nuk kishte qenë dakord për t’u vendosur imazhi i saj në klip, por Kim më vonë postoi një video në Snapchat ku dëgjohej Taylor që komunikonte në telefon me Kanye-n duke i thënë se ishte dakord për gjithçka. Kim e quajti Taylor-in gjarpër.

“Dy vite më parë, dikush më quajti gjarpër në rrjete sociale. Shumë njerëz vazhduan të më quanin ashtu. Unë përjetova çaste të vështira falë gjithë kësaj. Dua t’ju kujtoj diçka njerëz, që nëse dikush përdor emrin tuaj për të ushtruar bullizëm në rrjete sociale, kjo nuk ka pse t’ju dëshpërojë. Përkundrazi, duhet t’ju japë forcë,” tha Taylor në maj 2019.