Pak orë para nisjes së sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ish-moderatorja e reality shoë-t, Arbana Osmani, gjeti pak kohë për t’i uruar suksese kolegut, Ledion Liços, dhe njëkohësisht për të falenderuar drejtuesit e Top Channel që i besuan moderimin e programit në vitet e kaluara.
“Sonte fillon aventura e BB VIP, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me radhë,” shkruan Arbana.
“Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me radhë duke bërë bashkë gjithë familjen.”
Në vijim, Arbana i uroi suksese Ledionit, i cili do të drejtojë programit këtë sezon. “E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vleresimin dhe dashamirësinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua” përfundon ajo.