Instagramming

Albana Osmani thumbon kolegët dhe njerëzit mendojnë se e ka me Arbanën

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2024

Albana Osmani thumbon kolegët dhe njerëzit mendojnë se e ka me

Një tjetër dramë, të paktën sipas njerëzve në internet. Këta të fundit mendojnë se Albana Osmani thumboi Arbana Osmanin.

Si nisi e gjitha? Në postimin ku Sara Hoxha i uron suksese bashkëshortit, Ledion Liços, për nisjen e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Albana Osmani shkruan:

“Publiku e ka dashur që fëmijë Ledionin. [Ai] nuk u bë ai që është as me stisje, as me bërryla, as me stil si shumëkush që publiku as e ka idenë, se janë mësuar të shohin vëtëm çfarë ‘shitet’ bukur shpeshherë. Ai është ndër më të mirët që ka pas dhe ka Shqipëria. Super profesionist! Do të jetë progres dhe shumë entertainment [argëtim] ta shohësh. Do jem duke duartrokitur për ju!”

Albana Osmani thumbon kolegët dhe njerëzit mendojnë se e ka me

Në komente, disa njerëz bien dakord me Albanën, e të tjerë vënë në dukje se sipas tyre komenti i drejtohet tërthorazi Arbanës.

Albana Osmani thumbon kolegët dhe njerëzit mendojnë se e ka me
Albana Osmani thumbon kolegët dhe njerëzit mendojnë se e ka me

Kujtojmë se Albana dhe Arbana nuk kanë pasur kurrë miqësi. E ftuar në “Shiko kush luan” kohë më parë, gjatë lojës “Paintball”, Albana u pyet se me “cilët gazetarë/prezantues nuk flet fare?”

“Kemi bërë qoka ‘Gëzuar Vitin e Ri’ njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart,” tha Albana para se të shënjestronte foton e Arbanës.

Albana Osmani thumbon kolegët dhe njerëzit mendojnë se e ka me

Poll