Pas zërave që thonë se Dua Lipa është në një romancë të re me aktorin britanik Callum Turner, si edhe një videoje që po qarkullon ku ata shfaqen të përqafuar gjatë një feste në Los Angeles, duket se nuk ka dyshime për çiftin më të ri në botë.
View this post on Instagram
Thuhet se Dua dhe Callum janë të çmendur pas njëri-tjetrit! Ndërsa, artistja ka pak kohë që i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin Romain Gavras, ndërsa aktori sapo i ka dhënë fund një histori e të gjatë dashurie me aktoren e “The Crown”, Vannesa Kirby, duket se të dy janë gati për kapitujt e rinj në çështjen e zemrës.
Por, çfarë dihet tjetër për dashurinë e re të Lipës?
-Turner është një aktor i suksesshëm britanik
Ai filloi të aktrojë në vitin 2011. Roli i tij i parë ishte në ”Think of England”, një film i shkurtër, më shumë një projekt studentor për University of Hertfordshire Film and Television. Që atëherë, Turner ka qenë në një numër filmash, duke përfshirë seritë “Fantastic Beasts”, “Assassin's Creed” dhe “The Boys in the Boat”. Në vitin 2020, Turner u nominua për një çmim BAFTA për aktorin më të mirë kryesor në rolin për serialin thriller, “The Capture”.
-Turner është gjithashtu një model
Ai filloi karrierën e tij në vitin 2010 duke modeluar për marka si Burberry dhe Reebok, si edhe për sesione fotografike në revista si Esquire, Interview, GQ dhe Vogue.
-Turner është 33 vjeç
Aktori lindi më 15 shkurt 1990 në Londër, Angli. Callum është i shenjës së Ujorit. Ditëlindja e Dua Lipës është më 22 gusht 1995, pra një Luan. Ujori dhe Luani zakonisht nuk janë shenjat më të përputhshme, por pavarësisht kundërshtisë në yje, Lipa dhe Turner duket se janë mjaft të lumtur së bashku.
Ku i dihet, ndoshta marrëdhënia e tyre do të sfidojë të gjitha shanset dhe pritshmëritë.
Burimi: Elle