Celebrity

Emily Blunt dhe Selena Gomez reagojnë (në mënyrë epike) pas dramave në internet

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2024

Emily Blunt dhe Selena Gomez reagojnë (në mënyrë epike) pas 

Emily Blunt dhe Selena Gomez, këtë herë, nuk lejuan askënd t’u lexojë buzët! Pasi vajzat u bënë tematikë diskutimi online, për dramat në Golden Globes 2024, ato kanë vendosur të mbulojnë gojët e tyre, ndërsa takoheshin në ceremoninë e çmimeve AFI.

Emily Blunt dhe Selena Gomez reagojnë (në mënyrë epike) pas
Getty

Dy mikeshat pozuan para kamerave me duart në gojët respektive. “Nuk duhet të flasim”, shkroi Sel pas eventit në foton e publikuar në Instastory.

Emily Blunt dhe Selena Gomez reagojnë (në mënyrë epike) pas
 
Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez, u përball me një furi komentesh dhe videosh në TikTok, për momentin viral kur i tha një thashethem mikeshës së saj, Taylor. Menjëherë njerëzit pretenduan se thashethemi lidhej me Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner.

Emily Blunt dhe Selena Gomez reagojnë (në mënyrë epike) pas
 
Sa i përket Blunt, e cila ka luajtur rolin e Katherine në filmin “Oppenheimer”, u aludua për një divorc të mundshëm mes saj dhe bashkëshortit, John Krasinski.

Emily Blunt dhe Selena Gomez reagojnë (në mënyrë epike) pas

Njerëzit nuk e ndanë dot mendjen nëse John po filiste për divorcin apo motin dhe megjithëse alternativa e dytë bën pak më shumë sens, sërish u bë nami për të parën.

Artikuj të sugjeruar: