Mbrëmë, më 13 janar 2024, nisi edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”, këtë herë, nën moderimin e Ledion Liços, i cili rikthehet pas një mungese të gjatë në ekran.
View this post on Instagram
Fillimisht, kur u përfol e më pas u konfirmua se këtë vit nuk do të ishte Arbana Osmani ajo që do të prezantonte reality-show-n, njerëzit ishin goxha skeptikë dhe e lidhën edhe gjithë spektaklin me prezantimin e saj, gjithsesi Ledioni, megjithëse ishte dukshëm i emocionuar (sidomos gjatë pjesës së parë), ia doli që edhe pa skaletë të moderonte, të thoshte batuta (herë te lezetshme dhe herë jo) dhe ta mbante vëmendjen e publikut, edhe pse spektakli nisi në orën 21:00 dhe mbaroi rreth orës 2:00 të mëngjesit.
Por, si e priti publiku rikthimin e tij? Komentet ishin përgjithësisht pozitive, duke vlerësuar faktin që Ledioni nuk kishte një skaletë në duar.
Por, edhe komente që kërkonin moderimin e Arbanës:
Shumica e komentuesve u përshtat me ndryshimin e ri dhe e përqafuan moderimin e Ledion Liços, ndërsa disa të tjerë, ende janë nostalgjikë për moderimin e Arbanës. Megjithatë, duhet theksuar se është thjesht mbrëmja e parë e spektaklit dhe nuk mjafton një mbrëmje kaq e gjatë për të përcaktuar se si publiku e (mirë)pret Ledionin. Në prime-t në vijim, besojmë se kemi shumë për të parë.
Ajo që urojmë sinqerisht, është që të mos ketë një garë se kush moderon më mirë një spektakël të madh. Nuk ka nevojë për krahasime mes Ledionit dhe Arbanës, as për të bindur publikun se kush është më i mirë. Publiku vlerëson origjinalitetin dhe autenticitetin. :)
Artikuj të sugjeruar:
- Lori Hoxha flet për Arbanën: “S’ia kemi nevojën njëra-tjetrës”
- Arbana Osmani flet për nisjen e BBVA: ‘Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë’
- Ja kush do ta moderojë “Big Brother Vip Fan Club”
- “BBVA 3” ende s’ka filluar, por Ilir Shaqiri mendon se këta do të jenë 2 finalistët
- Ori Nebijaj flet për rolin e saj si opinioniste në “BBVA 3”