
Vera e vitit 2024 mund të jetë e rëndësishme për Taylor, pasi sipas burimeve, ajo dhe Travis po planifikojnë të fejohen.
Një burim tha për Page Six se ka zëra se Taylor dhe Travis mund të jenë duke planifikuar një fejesë këtë verë. Thashethemet thonë se Kelce mund të bëjë pyetjen e madhe disa muaj më vonë, megjithëse kishte në plan që ta bënte gjatë pushimeve dimërore. Çfarë i ndaloi? Nuk duan të duken sikur po nxitojnë. Kjo është edhe arsyeja pse ai s’do i kërkojë Tay të bëhet e fejuara e tij në ditën e Shën Valentinit.
“Taylor dhe Travis e kanë diskutuar dhe kanë një plan”, tha burimi, duke shtuar se ata do të fejohen për 1-vjetorin e lidhjes, që korrespondon me muajin korrik.
Dalja e tyre publike, duke ndezur thashethemet se janë çift, ndodhi në shtator, kur ajo u shfaq në stadium për të parë ndeshjen ku luante partneri. Por, sipas Tay, e cila dha një intervistë për revistën “Time”, ata kanë qenë bashkë shumë kohë më parë.
Taylor dhe Travis, prej disa muajsh tanimë dalin kudo bashkë dhe duken tejet të dashuruar.
Artikuj të sugjeruar: