Prej disa vitesh dukej si një garë e pashpallur se kush nga gocat VIP mbante çantë më të vogël. Ndërkohë, që nisur nga dimensioni i tyre, ato mund të ishin gjithçka në lidhje me stilin, por pa asnjë lidhje sa i takon prakticitetit. E para ishte Sarah Jessica Parker e më pas Sydney Sweeney që e provuan këtë trend dhe shumë goca të tjera i ndoqën pas. Kush ishte gati që të mbante një çantë që kishte vend vetëm për shkëlqyesin e buzëve dhe jo për telefonin?
Deri sa erdhi momenti i dy aktoreve të famshme që të konfirmojnë faktin se trendi i çantave të mëdha është rikthyer.
View this post on Instagram
Që prej vitit të kaluar, Angelina Jolie ka zgjedhur çanta të mëdha, të zeza dhe me tegela të theksuar. Këtë herë është radha e Cameron Diaz që ka zgjedhur rehatinë në çdo detaj të pamjes së saj të fundit. Pallto e gjatë, çizme dhe një çantë e madhe e zezë që dallon në tërësinë e elementëve të stilit të aktores. Çantat e mëdha dhe super praktike me siguri që do i shihni kudo gjatë këtij viti, teksa veçantia qëndron te tekstura e tyre për një pamje sa më elegante dhe njëherësh moderne.
View this post on Instagram
Nëse doni një stil sado pak të ngjashëm me atë të aktoreve të famshme, ja nëntë sugjerime çantash të mëdha edhe për ju.
#1
#2
#3
#4
#5
#6
#7
#8
#9
Burimi: Instyle