“Big Brother VIP Albania” dhe “Big Brother VIP Kosova” duket se nuk bien dakord se cili program ka tërhequr më shumë audiencën në Kosovë.
Top Channel publikoi një artikull, ku shkruan: “Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.”
Nga ana tjetër, BBVK është përgjigjur përmes postimeve të Diamant Bajrës, drejtori i rrjeteve sociale të reality show-t.
Bajra ka thënë se te të gjitha këto janë pretendime të Top Channel, sipas tij, ata iu janë referuar dhjetëra kërkimeve në platformën Google, duke thënë se kanë “thyer rekord me tërheqje të audiencës nga Kosova”.
“Pra, kanë marrë për bazë minimumin e audiencës nga orientohet për BB për ta paraqitur si sukses. Mos ashtu se po dilni keq!” ka thënë Bajra.