Kjo është një javë që do të mbahet mend gjatë, por fillimisht, le të reflektojmë pak. Dielli në Bricjap do të bashkëveprojë me Neptunin, duke krijuar kështu një moment të rëndësishëm për integritet, ambicie dhe realizim ëndrrash.
Dashi
Një kapitull i rëndësishëm në sferën profesionale po mbyllet, i dashur Dash. Bashkëpunimi i Neptunit me Diellit do të të ndihmojë që të nisësh një tjetër rrugëtim të fuqishëm, duke shëruar kështu të gjitha aspektet e së shkuarës, të cilat ndoshta nuk ke pasur rastin t’i lësh pas.
Demi
Po rritesh ngadalë, por me hapa të sigurt. Këtë javë do të dalësh pak nga zona jote e komfortit për të sfiduar veten dhe për të bërë një lëvizje të re, të zgjuar. Të shtunën, Plutoni do të largohet nga Bricjapo për të shkuar drejt Ujorit, duke të të frymëzuar të ndryshosh këndvështrimet mbi qëllimet dhe liritë e tua.
Binjakët
Fatmirësisht, Binjak, e ke mbyllur një kapitull me punën. Aftësi të reja do të të kërkohen për të ndërtuar marrëdhënie domethënëse, për të thelluar edhe më tepër intimitetin dhe raportet me të tjerët. Të shtunën, Plutoni do të shkojë drejt Ujorit, duke të sjellë mundësi të reja për eksplorim brenda dhe jashtë vendit.
Gaforrja
Rreziku dhe besimi janë në rastin tënd, të pandashme, Gaforre. Neptuni dhe Dielli do të të krijojnë një mundësi të re që lidhet me besimin dhe qasjen tënde optimiste. Ti s’mund të besosh pa rrezikuar, ndaj është shumë e rëndësishme që të gjesh një balancë mes këtyre dy sferave.
Luani
Detajet janë tejet të rëndësishme, pasi ato të krijojnë intimitetin e duhur dhe të kënaqin në mijëra aspekte, veçanërisht në atë seksualin. Dëshira për të krijuar unitet është magjike dhe ti e di shumë mirë.
Virgjëresha
Në këtë javë do të shprehesh me besim të plotë te njerëizt që ua ke besën. Mund të jetë paksa e frikshme dhe e guximshme për ty, duke marrë parasysh se sa shenjë e mbyllur je, por sërish, Plutoni të mbush me vetëbesim dhe të dërgon në një tjetër nivel.
Peshorja
Përgjigjja për shumë gjëra është të thuash atë që do të marrësh prej të tjerëve. Personat që ke pranë do të të ndihmojnë të marrësh masën e duhur të mbështetjes dhe empatisë, duke krijuar një zonë të sigurt në aspektin emocional. Pra, ti thjesht shprehu!
Akrepi
Në vend që ta mbrosh dhe justifikosh veten, merr parasysh kritikat, sepse ndoshta janë pozitive. Dielli dhe Neptuni bashkëpunojnë që të të sfidojnë sadopak, në mënyrë që ti të jesh një person më i hapur dhe transparent. Është momenti për të krijuar marrëdhënie më solide më të tjerët dhe për t’u frymëzuar në gjetjen e mënyrave të reja që të bëjnë të ndihesh i/e sigurt.
Shigjetari
Ndjesitë janë ato që na bëjnë njerëzorë, Shigjetar, ndaj jemi paksa të paqartë se pse i injoron. Dielli dhe Neptuni të rikujtojnë se ka shumë rëndësi që të tregosh të vërtetat e tua, veçanërisht emocionet. Njerëzit përreth të kuptojnë, ndaj nuk ka asnjë problem nëse do të shprehesh dhe të thuash se si ndihesh.
Bricjapi
Bashkëveprimi i Diellit me Neptunin të bën të përqafosh ca ndryshime të rëndësishme në jetën tënde, të cilat nisin që nga mënyra se si ti flet dhe komunikon me të tjerët. Kur gjen fjalët dhe gjuhën e duhur, shprehesh më lirshëm. Komunikimi është çelësi, i cili mund të sistemojë çdo sektor të jetës tënde.
Ujori
Kjo javë të rikujton se është një periudhë shërimi dhe kjo lidhet edhe me dëshirën për të bërë diçka të re. Plutoni shkon në Ujor, për të nisur sezonin e shenjës tënde, si dhe për të të dhënë një mundësi të re për të ndryshuar komplet trajtën. Këtë periudhë, mund të lësh të shkojë atë që nuk funksionon dhe të përqafosh jetën që ke ëndërruar.
Peshqit
Ti ndikohesh shumë nga njerëzit që ke pranë vetes, ndaj bashkëveprimi i Diellit dhe Neptunit të ndihmon që të fluturosh larg, me miqtë e vjetër apo me të rinjtë. Do e kuptosh qartë se cilët janë ata që do të të shoqërojnë në këtë rrugëtim të ri, ndaj prit zhgënjime dhe ndjesinë e shpresës.
Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel
15 Janar 2024