Celebrity

Hidhen poshtë zërat për fejesën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2024

Hidhen poshtë zërat për fejesën e Taylor Swift dhe Travis

Interneti po vlonte nga lajmet për një fejesë të mundshme në verë mes Taylor Swift dhe Travis Kelce. Lajmi është përgënjeshtruar nga informacionet e brendshme të TMZ të cilët kanë zbuluar nga miqtë e ngushtë të çiftit se fejesa nuk është në planet e afërta të tyre.

Hidhen poshtë zërat për fejesën e Taylor Swift dhe Travis

“Ata janë akoma duke shijuar periudhën e mjaltit dhe asnjë nuk e di nëse kjo marrëdhënie do shkojë përtej një lidhjeje dashurie. Është ende shumë herët,” shprehen persona nga rrethi i ngushtë i tyre.

Ky lajm e shpoi flluskën e krijuar nga fansat e çiftit të cilët u gëzuan shumë nga lajmet e ditëve të fundit.

Hidhen poshtë zërat për fejesën e Taylor Swift dhe Travis

Burimet pranë çiftit kanë shkuar edhe më tej duke theksuar se faza më e vështirë e marrëdhënies mes Taylor dhe Travis nis tani, pasi këngëtarja rinis turin botëror në shkurt dhe do jetë larg për muaj të tërë, ndërsa basketbollisti pritet ta shoqërojë vetëm një pjesë të kohës. Distanca fizike do jetë sfida e radhës mes tyre. Travis dhe Taylor e kanë nisur raportin në verën e vitit 2023.