Celebrity

Jennifer Lopez dhe Kate Hudson veshin çizmet që janë trendi i momentit

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2024

Jennifer Lopez dhe Kate Hudson veshin çizmet që janë trendi i

Çfarë kanë të përbashkët Kate Hudson, Jennifer Lopez dhe Martha Stewart? E para, ato janë të gjitha gra të famshme, të talentuara, e përveç ngjashmërive profesionale duket se kanë një tjetër element që i bashkon: stilin dhe pamjen e jashtme!

Kur bëhet fjalë për prezantimin e tendencave të reja të modës, nga veshjet te këpucët, dihet që gratë VIP janë pararendëse të tyre. Prova këtë herë vjen nga Lopez, Hudson dhe Stewart, të cilat kanë qenë në një mendje kur vjen puna te zgjedhja e çizmeve që do i shihni kudo këtë dimër.

Çizme me gjatësi deri te kyçi i këmbës, prej materiali kamosh dhe në ngjyrë bezhë janë një trend i pamohueshëm, ndaj të veshura nga gratë e famshme janë një provë më shumë që ta duhet t’i provoni edhe ju.

Martha Stewart i veshi çizmet prej kamoshi në ngjyrë bezhë në mënyrën më të bukur duke i kombinuar me një fustan të gjatë të tejdukshëm. Hudson zgjodhi një palë pantallona të bardha, ndërsa Lopez, xhinse të gjera dhe gati për të një pamje super të rehatshme.

Të gjitha këto pamje tregojnë se çizmet e kamoshit në ngjyrë bezhë janë padyshim një element për t'u llogaritur në gardërobën tuaj.

Gati për të qenë në epokën tuaj të çizmeve ngjyrë bezhë? Ja disa modele të lezetshme, ku mund të frymëzoheni edhe ju!

#1

Jennifer Lopez dhe Kate Hudson veshin çizmet që janë trendi i

#2

Jennifer Lopez dhe Kate Hudson veshin çizmet që janë trendi i

#3

 

Jennifer Lopez dhe Kate Hudson veshin çizmet që janë trendi i

#4

Jennifer Lopez dhe Kate Hudson veshin çizmet që janë trendi i

#5

Jennifer Lopez dhe Kate Hudson veshin çizmet që janë trendi i



Burimi: Instyle