Celebrity

Margot Robbie do të zhduket ca kohë nga ekrani

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2024

Margot Robbie do të zhduket ca kohë nga ekrani

Duket sikur e kemi kudo Margot-in këto kohë! Ose më mirë të themi që prej tetorit të vitit 2022 ku roza e Barbie-t ishte dominuese në çdo ekran, kinema, event apo tapet të kuq, sa u kthye në një trend absolut për të cilin flisnin të gjithë (madje flasin ende).

Pas filmit që ka qenë ndër më të diskutuarit gjatë vitit të kaluar, aktorja protagoniste Margot Robbie ka thënë një intervistë për Deadline se: “Ndoshta, duhet të zhdukem nga ekranet për një kohë. Nëse do të bëja një tjetër film shumë shpejt, njerëzit do të thoshin, ‘Prapë ajo? Ne kaluam një verë të tërë me të,” u shpreh aktorja.

Margot Robbie do të zhduket ca kohë nga ekrani

"Nuk e di se çfarë do të bëj më pas, por mendoj se do të jetë pak larg," tha Robbie. Njerëzit shpesh e pyesin Margot-in nëse ajo po bën një periudhë pushimi nga aktrimi, por ajo thekson faktin se është producente dhe për të nuk ka pushim absolut.

Margot Robbie do të zhduket ca kohë nga ekrani

Të qenit regjisore dhe producente ka të ngjarë të jetë një nga hapat e ardhshëm të aktores. Pak kohë më parë, në një intervistë për Variety ajo tha se regjia për të është një ambicie e madhe. Deri më tani, ajo nuk ka vendosur një kornizë kohore se kur mund të ndodhë kjo, por mendon se deri tani ka mundur të marrë leksionet më të mira nga kurset dhe projektet prej regjisorëve të famshëm.

Nuk e dimë nëse njerëzit janë mërzitur pas këtij vendimi të aktores, por me siguri që nuk do të ketë një datë fikse rikthimi në kinema dhe role për Margot Robbie-n.