Romanca e Kendall Jenner dhe Bad Bunny thuhet se po “nxehet” sërish, pasi dyshja është ribashkuar në Barbados pas zërave për ndarje.
“Ata janë njerëz shumë të ndryshëm, por askush nuk e ka parë lidhjen e tyre të ndarë përgjithmonë. Ata kënaqen shumë kur janë bashkë dhe duket sikur i kanë munguar njëri-tjetrit që nga ndarja,” tha një burim për The US Sun.
"Ata ishin me miqtë në Karaibe gjatë Vitit të Ri dhe që kur u kthyen prej andej janë takuar përsëri," shton burimi.
Vetë çifti në fakt nuk është fotografuar së bashku që kur është përfolur për ndarje, por zërat thonë se ata kanë marrë pjesë bashkë në shumë ngjarje dhe aktivitete, madje reperi portorikan ka qëndruar për disa ditë në rezidencën e Kendall në Los Angeles.
“Ai është i etur për ta rifituar atë, megjithëse ata po e marrin ngadalë çështjen e rikthimit. Askush nuk do të habitej nëse do ta zyrtarizonin përsëri,” theksoi i njëjti burim.
Burimi: Page Six