E ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR, Olta Gixhari ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj private, shtatzënia, por ka bërë edhe një krahasim mes filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe “5 Herë Jo”.
Ajo u pyet nëse e ka parë filmin “5 Herë Jo” dhe a mund të bënte një krahasim mes këtij filmi dhe atij “Në Kuadër të Dashurisë”, Olta u shpreh:
“Po, e kam parë filmin “5 Herë Jo”, por nuk krahasohen pasi janë komplet dy gjëra të ndryshme. “Në Kuadër të Dashurisë” ka skenar më të mirë dhe më profesional. Kjo është pika më e fortë, përveç aktorëve kryesorë”, shtoi ajo duke qeshur.
Vlen të theksohet se të dy filmat kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. "Në Kuadër të Dashurisë" është një film i bërë shpejt, për të përfituar nga fama e protagonistëve dhe "5 Herë Jo", një film ku ndoshta nuk kuptohet qartazi historia, dashuria dhe shpeshherë ngatërrohen zhanerat nga komedi romantike, në humor absurd, por nga ana tjetër, janë filma që e zhvillojnë kinemanë shqiptare dhe shtojnë konkurrencën në realizimin e projekteve të tjera "Made in Albania".
Mund të themi se krahasimi sa i përket skenarit, nuk i përket Oltës, e cila mund të ketë një qasje subjektive, por publikut dhe vetë profesionistëve, të cilët mund të bëjnë një analizë më të mirëfilltë në këtë fushë.
Nëse jeni të interesuar për përshtypje pa filtra dhe pa mbajtur me hatër aktorët kryesorë (sipas këndvështrimit të një shikuesi), ja ku e keni:
Për filmin “Në Kuadër të Dashurisë” klikoni këtu.
Për filmin “5 Herë Jo”, klikoni këtu.