Shtëpia e Emma Stone po kërkon një pronar të ri. Ylli i “Poor Things” ka listuar shtëpinë e saj me vendndodhje në Los Angeles për pothuajse 4 milionë dollarë.
Vila ka një hapësirë prej 300 mijë metër katrorë dhe gjendet në Comstock Hills, zonë në LA Westwood. Shtëpia ka 4 dhoma gjumi dhe 4 tualete të mëdha. Është ndërtuar në 1926-ën, me një stil spanjoll dhe u rinovua së fundmi duke e kthyer kuzhinën në një zonë të mbushur me dritë dhe shumë ajër.
Kuzhina ka dalje në një kopsht të vogël, zonat e ndenjes janë disa dhe të gjitha kanë shumë dritë dhe ngjyra. Në vilën e aktores ka edhe oxhak, hyrje të harkuara në shumicën e dhomave, një shtëpi për miqtë, e cila ka gjithë kushtet e një foleze të vogël dhe moderne.
Sipas Wall Street Journal, Emma qëndronte në këtë shtëpi sa herë i duhej të udhëtonte në Los Angeles. Thuhet se e bija, Louise Jean ka qëndruar shumë në atë shhtëpi, detaj ky i mbështetur nga fakti që në fotot e publikuara duket edhe krevati i së voglës.
Aktorja fituese e Oscar, është e martuar me komedianin Dave McCary, i cili është edhe babai i së voglës. Vitin që shkoi, Emma shiti edhe një tjetër shtëpi në Malibu për më shumë se 4.4 milionë dollarë.