Celebrity

Brad Pitt ka pasur një zakon (pa)pastërtie që e bëri publik ish-shoku i tij i dhomës

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2024

Brad Pitt ka pasur një zakon (pa)pastërtie që e bëri publik

Dikur, Jason Priestley dhe Brad Pitt jetonin bashkë. Sipas protagonistit të “Beverly Hills, 90210”, Brad nuk njihej për zakone të mira higjienike asokohe. “Luanim një lojë për të parë kush do rrinte më gjatë pa bërë dush”, tregoi Jason për “Live! With Kelly dhe Mark”. “E kujtoj tani dhe më neveritet. Nuk më besohet që e kemi bërë atë lojë”.

Ndërsa kur u pyet për fituesin, Jason thekson se ishte gjithmonë Brad. Megjithatë, për t’i rregulluar reputacionin kolegut, ai theksoi se nuk ka gjasa që Pitt të ketë akoma një rutinë si ajo.

Brad Pitt ka pasur një zakon (pa)pastërtie që e bëri publik

Jason dhe Brad ishin shokë dhome në vitet ’90 kur të dy po mundoheshin të gjenin punë si aktorë dhe ishin në hapat e parë të karrierës. Dy miqtë jetonin bashkë me një tjetër djalë në një apartament me dy dhoma në një zonë të shëmtuar të Los Angeles sipas vetë përshkrimit të Priestley. 

"Jetonim me noodles, cigare dhe birrë, nuk kishim para dhe mezi gjenim punë,” sqaron më tej Jason.

Brad Pitt ka pasur një zakon (pa)pastërtie që e bëri publik

Pasi aktori u bë pjesë e “Beverly Hills, 90210” dhe Pitt mori rolin në “Thelma & Louise”, të dy humbën kontaktet me njëri-tjetrin, por ruajnë respekt për kohët e kaluara.

Brad Pitt ka pasur një zakon (pa)pastërtie që e bëri publik