Le ta pranojmë që nëse shihni fotot e fundit të RiRi-t, merrni një dozë ngjyrash dhe entuziazmi, aq shumë i dëshiruar në këto ditë të ftohta janari. Janë aq të pakta rastet kur ylli i muzikës dështon në kombinimet apo veshjet që zgjedh si në daljet publike, po ashtu edhe në një darkë të rastësishme si kjo në Santa Monica, Kaliforni.
Rihanna u fotografua teksa po futej në restorant, por sytë e të gjithëve mbetën te kombinimi dhe detajet e lezetshme në tërësinë e look-ut të saj.
Artistja zgjodhi të brendshme në ngjyrë rozë të ndezur, në formë busti, e që veçmas elegancës “bërtisnin” si një gjetje shumë seksi për çdo vajzë që guxon me detajet. Dantella dhe motivet e bustit ishin kaq elegante, teksa këngëtarja i kombinoi me një palë pantallona xhins super të gjera. Ja edhe një tjetër provë që xhinset XXL do jenë akoma trend i padiskutueshëm i 2024-ës.
Këngëtarja e plotësoi veshjen me një pala taka të larta në nuancë argjendi të mbushura me gurë, një pallto të gjatë të zezë dhe një kapele bejsbolli.
Për të gjitha gocat, ja një ide më shumë për t’u dukur stylish dhe njëherësh seksi edhe në temperaturat e ftohta të dimrit.
Burimi: Instyle