Martesa

Gruaja gjen shënimin e burrit pranë një pirgu enësh të palara dhe videoja u bë virale

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2024

Gruaja gjen shënimin e burrit pranë një pirgu enësh të

Susan Lehman është një nënë e dy fëmijëve adoleshentë që jeton në Washington. Mjaftoi një surprizë nga i shoqi, gjë të cilën ajo e dokumentoi përmes një videoje në TikTok, që Susan të marrë vëmendjen virtuale të mijëra njerëzve.

Ajo regjistroi një video, teksa zbulonte pamjen që shihte para syve në shtëpi: një lavaman plot me pjata dhe enë të palara!

"Burri im organizoi një lojë mbrëmë dhe ftoi miq të tij," e nis kështu videon e saj tashmë virale në TikTok 43-vjeçarja. Më pas, ajo u befasua jo pak kur zbriti në katin e parë të shtëpisë dhe përpara syve ishte një lavaman plot me enë të palara. Por, detaji që e surprizoi më shumë ishte shënimi që i shoqi i kishte shkruar me dorë në një letër: “Merrem unë [me enët]” me një shigjetë që tregon pirgun e enëve. Susan shton: "Sa djalë i mirë!". “Thjesht më pëlqen që ai e pranon se la një rrëmujë në lavaman dhe unë nuk shqetësohem për këtë sepse ai do të marrë përgjegjësitë e veta,” shtoi ajo.

@susandoingsusanthings Leaving a simple note instantly made me not care about the dishes in the sink!! I love communication and we have come so far!! #susandoingsusanthings #marriedlife #marriage #marriagehumor #marriagegoals #marriagecomedy #marriagelife ? original sound - SusanDoingSusanThings

Susan Lehman është me profesion parukerie, ndërsa i shoqi, Matt, punon si oficer kredie. Ata kanë një histori të gjatë njohjeje dhe dashurie, gati që në bankat e gjimnazit, ndërsa sot janë prindër të dy djemve adoleshentë. Susan thotë se i shoqi nuk ka qenë kështu, shumë vite më parë.

Gruaja gjen shënimin e burrit pranë një pirgu enësh të

“Pasi u martuam, ne ndamë ato rolet klishe, ku unë bëja pastrimin dhe ai bënte gjërat e burrit dhe për një kohë të gjatë kjo marrëveshje funksionoi,” thotë Lehman për Today, deri në ditën që ajo vendosi që edhe i shoqi të përfshihej në punët e shtëpisë.

"Ne të dy kishim nevojë të ndryshonim," thekson ajo. Pas disa bisedave "të vështira", Lehman thotë se Matt filloi të bënte darkën për familjen, ndërsa tani i lan enët pa pyetur fare.

"Unë dikur do isha çmendur pas pjatave dhe ndoshta do ta kisha zgjuar nga gjumi, ndërsa Matt, ai i vjetri me siguri që nuk do të kishte lënë një shënim".

Pra, nuk ka vend për dyshime, Matt i lan enët pa pasur nevojë të marrë leje apo të pyesë të shoqen!


Burimi: Today