Jacob Elordi dhe Olivia Jade janë ndarë sërish, për të dytën herë. Lajmi është konfirmuar nga Us Weekly, disa muaj pasi rindezën shkëndijat në romancën e tyre.
Arsyet e ndarjes ende nuk dihen, por për herë të fundit, dyshja u fotografua në tetor. Zërat për ndarjen e tyre nisën se Jade nuk e ndiqte më në Instagram yllin e “Saltburn”.
Jacob dhe Olivia u lidhën për herë të parë në dhjetor të vitit 2021, një muaj pasi Elordi u nda nga modelja Kaia Gerber. Influencuesja dhe ylli i “Euphoria” u fotografuan duke pirë kafe bashkë, pasi zbritën nga makina e aktorit.
Asokohe, burimet u shprehën se lidhja e tyre ishte e re dhe se nuk po nxitoheshin për asgjë. Edhe pse as aktori dhe as influencuesja nuk e konfirmuan lidhjen e tyre, sërish janë fotografuar shumë herë duke shëtitur qenushët e tyre nëpër rrugët e Los Angeles.
Më pas, ata u ndanë dhe Jacob u lidh me modelen Bianca Finch. Marrëdhënia e tyre ishte e shkurtër dhe disa muaj më vonë, Elordi u rikthye me Olivia Jade. Ata bënë disa udhëtime bashkë.
Gjithsesi, duket se lidhja nuk zgjati dhe ata u ndanë sërish.
Artikuj të sugjeruar: