Celebrity

Ryan Gosling nuk i lejon vajzat e tij që të shohin filmin ‘Barbie’, por pse?

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2024

Ryan Gosling nuk i lejon vajzat e tij që të shohin filmin

Protagonisti në një nga filmat më të suksesshëm në dekadat e fundit, thotë se ka një arsye të lezetshme pse ende nuk i ka lejuar vajzat e tij që ta shohin filmin “Barbie”.

Ryan Gosling, në rolin e Ken, foli për E!News, duke i habitur të gjithë me vendimin dhe deklaratën e tij. “Nuk e di nëse ato duhet ta shohin babanë e tyre si Ken. Se kam idenë se cila moshë është më e mira për ta parë prindin në këtë rol,” tha ai me shaka.

Ryan Gosling nuk i lejon vajzat e tij që të shohin filmin

Ryan dhe gruaja e tij, Eva Mendes, kanë dy vajza, Esmerelda, 9 vjeç dhe Amada, 7 vjeç.
Megjithatë, ai nuk e ka fshehur kuriozitetin e të të bijave për ta parë të atin në sheshxhirimet e filmit më të përfolur vitet e fundit. “Ato kanë parë pjesë të vogla nga interpretimi im, kur erdhën në një ditë xhirimesh kur unë kisha një moment më shumë muzikor,” shtoi ai.

Në të njëjtën bisedë me E!News, Ryan foli edhe për gruan e tij dhe faktin se një ditë do donte ta ndante sërish skenën me të.

Ryan Gosling nuk i lejon vajzat e tij që të shohin filmin

Ryan dhe Eva u takuan gjatë xhirimit të filmit “The Place Beyond the Pines” në vitin 2012.

 
Burimi: Cosmpolitan