Sot, ajo qëndron me krenari në gjatësinë e saj mbi 180 centimetra, por duket se jo gjithmonë ka qenë kështu. Nicole Kidman kujtoi në një intervistë për "The Radio Times Podcast" se në fillim të aktrimit i kanë thënë se nuk mund të kishte kurrë një karrierë si artiste, pasi ishte shumë e gjatë.
Nicole arriti një gjatësi gati 170 centimetra kur ishte vetëm 13 vjeçe. “Më quanin lejlek. Shpesh njerëzit thonin ‘Ti je shumë më e gjatë se sa mendonim’. Në ceremonitë e tapetit të kuq, stilistët më dërgojnë taka më të larta, ndërsa unë kam atë pyetjen "A kanë ata këpucë me mini taka?" Unë do të jem njeriu më i gjatë, gjirafa, pra!”
Aktorja tha se në jo pak raste i është dashur të gënjente për gjatësisë, ndërsa kujton një episod gjatë audicioneve për rolin në serialin televiziv “Five mile creek”, ku ajo interpreton personazhin Annie. “Kur më pyetën për gjatësinë u përgjigja duke ecur nëpër korridore, sepse nëse ata më matnin para se të hyja brenda, do ishte një problem i madh,” u shpreh ajo. “Isha e mërzitur për këtë fakt,” theksoi Kidman.
Teksa është mjaft mirënjohëse për shëndetin dhe faktin që ecën dhe bën jetën që ajo dëshiron, Kidman thotë se në jo pak raste ka pasur probleme me gjunjët, pikërisht për shkak të gjatësisë.
“Unë u them vajzave të mia se asnjë nga këto gjëra nuk ka rëndësi,” tha Kidman. “Ajo që ka rëndësi është sesi i lejoni njerëzit e tjerë t'ju thonë "po" ose "jo" në shumë situata të jetë.“
Burimi: Marie Claire