Jacob Elordi dhe Olivia Jade janë bashkë! Të paktën kështu raporton ET, pavarësisht thashethemeve se ata i kanë dhënë fund lidhjes.
Sipas TMZ, për momentin, influencuesja ndodhet në New York me aktorin, ndërsa përgatiten për episodin e ri të “Saturday Night Live”, në të cilin Elordi do të tregojë një anë argëtuese të tij, të cilën nuk e shfaq shpesh.
Jacob’s got this pic.twitter.com/wQxkshQTGp
— Saturday Night Live - SNL (@nbcsnl) January 17, 2024
Dyshja është njohur dhe lidhur në vitin 2021, por një vit më vonë i dhanë fund raportit, për t’u pajtuar sërish në maj të 2023-shit. Sa i përket aludimeve për ndarjen e dytë, ato nisën pasi Olivia e kishte hequr Jacob nga Instagram-i.
Pra, mësimi që marrim për herë të 1001: Instagram-i nuk tregon asgjë për një lidhjen e një çifti!