Fashion News

Victoria’s Secret tani përfaqësohet nga një modele 60+ vjeç

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2024

Victoria’s Secret tani përfaqësohet nga një modele 60+

Ajo quhet Elisabetta Dessy, është 66 vjeç dhe kur ishte e re, në vitet ‘70-’80 pati një karrierë të suksesshme në Itali, për aq kohë sa ia lejuan rregullat e kohës që të qëndronte në pasarela.

Elisabetta ka qenë notare olimpike, më pas modele dhe tani iu kthye pasarelës për të marrë pjesë në shfaqjen e Valentino Haute Couture në Milan Fashion Week dhe më tej u bë e para modele mbi 60 vjeç që përfaqëson Victoria’s Secret.

Victoria’s Secret tani përfaqësohet nga një modele 60+

Marka e njohur e të brendshmeve, është kritikuar ndër vite për standardin e bukurisë që përfaqësonte me vajza shumë të dobëta të cilat merrnin pseudonimin “engjëj”. Prej kritikave të shumta, drejtuesit u detyruan të ndryshojnë drejtim. Së fundmi, Victoria’s
Secret i ka të gjitha, edhe vajzat me forma më të mbushura, e tashmë një grua 66 vjeçare që ka reklamuar dy nga dizajnet e brand-it.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elisabetta Dessy (@elisabettadessy)

Elisabetta u zgjodh për fushatën e dashurisë, pra Shën Valentinin dhe kjo përzgjedhje vë në dukje ndryshimin e theksuar që bota e modës po ndërmerr për të promovuar bukurinë në çdo moshë.

Victoria’s Secret tani përfaqësohet nga një modele 60+