Celebrity Style

Hailey Bieber aprovon çantën më të perfolur të sezonit

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2024

Hailey Bieber aprovon çantën më të perfolur të

Hailey Bieber e ka siguruar vendin e saj në listën e personazheve me stil që frymëzojnë me veshjet e tyre. Me çdo dalje publike, modelja amerikane e nxit një trend të ri, njësoj siç ka bërë edhe herën e fundit që u pa në publik. Teksa ishte duke parë ndeshjen e basketbollit të Los Angeles Lakers kundër Oklahoma City Thunder me mikeshat e saj, Hailey mori vëmendje me çantën, e cila është ndër më të përfolurat e sezonit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Bieber Brasil (@newshaileybr)

Krijimi i Phoebe Philo, që ka vlerën 4,800 euro, ishte zgjedhja e Bieber. Një çantë e zezë, e thjeshtë, me detaje qepjesh që i japin një formë unike.

Hailey Bieber aprovon çantën më të perfolur të

Phoebe Philo, doli në pension kur u largua nga Celine 6 vite më parë. Ndërsa në tetor publikoi koleksionin e saj të parë të titulluar “Edits”. Synimi i këtij krijimi ishte të dilnin në shitje çanta që nuk kanë një sezon të caktuar, por mund t’i veshësh kurdo.

Sa i përket krijimeve që la pas në Celine, Phoebe mbahet mend për Luggage tote, Box Bag, Trapeze Bag dhe Trio.