Marredhenie

Çfarë të bësh me fëmijët gjatë fundjavës që t’i mbash të zënë dhe të kalosh kohë me ta?

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2024

Çfarë të bësh me fëmijët gjatë

Fundjava mund të jetë i vetmi moment kur familja ëshhtë e gjitha bashkë. Ndaj është edhe koha më e mirë për të krijuar ca aktivitete dhe situata që të argëtojnë dhe krijojnë një lidhje më të fortë mes fëmijës dhe prindit.

Çfarë të bësh me fëmijët gjatë

Më tej do ju listojmë disa sugjerime për aktivitetet e fundjavës me familjen:

Planifiko një piknik

Nëse koha është e mirë, familja mund të kalojë kohë në natyrë duke provuar disa nga ushqimet e preferuara të shpejta që fëmijët i kërkojnë zakonisht.

Çfarë të bësh me fëmijët gjatë

Gatuaj

Rrëmuja në kuzhinë gjatë fundjavës mund të luajë rol të rëndësishëm në lidhjen e fortë mes fëmijës dhe prindit. Përfshije në gatim dhe përgatisni pjatat bashkë. Fëmija do ndihet i lumtur, i përfshirë dhe do e shijojë ushqimin më shumë se zakonisht.

Çfarë të bësh me fëmijët gjatë

Luaj nëpër shtëpi

Mund të luash me lodrat e tyre të preferuara, mund të krijoni puzzle, mund t’i tregosh lojën tënde të preferuar gjatë fëmijërisë dhe t’ia mësosh. Ka kaq shumë opsione, vetëm të duhet të zgjedhësh.

Çfarë të bësh me fëmijët gjatë

Shikoni një film

Zgjidh filmin e preferuar të fëmijës. Ndërto një ambient të bukur ndryshe nga zakonisht për ta bërë eksperiencën akoma më të veçantë.

Çfarë të bësh me fëmijët gjatë

Lexo

Prezantoje të voglin me një libër të ri dhe nisni ta lexoni bashkë.