Duket sikur këtë javë është folur vetëm për Kim Kardashian, nga prezantimi i një linje të re kozmetike te prezantimi i zyrës së saj aspak të zakontë, që ka turbulluar jo pak njerëz në TikTok.
Një model 3D i trurit të saj, një solar, avioni privat në miniaturë mbi tavolinën e punës, këto ishin vetëm disa nga detajet që ranë në sy.
Qëndrojmë te solari, pasi duket se kjo ka shkaktuar jo pak debate mes njerëzve. Shtretërit e solarëve patën një “boom” përdorimi në vitet 2000, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka provuar me studime që ato shkaktojnë kancer. Ndoshta, ky është motivi pse njerëzit u tronditën kur Kardashian tregoi shtratin personal të solarit brenda ambientit të punës.
"Unë kam psoriazë dhe solari më ndihmon vërtet kur gjendja është serioze. Por, nuk e përdor shumë shpesh," shkroi Kim në një postim.
Terapia me dritë, njihet për trajtimin e psoriazës. Sipas dermatologes Hadley King, trajtimi funksionon duke penguar përhapjen e këtyre qelizave në lëkurë, si edhe në pjesët e sistemit imunitar ku ato janë aktive. Drita ultravjollcë në këto shtretër ndihmon padyshim për këtë diagnozë. Por, ato kanë gjithashtu gjatësi valësh të dëmshme që ndikojnë jo vetëm në plakjen e lëkurës, por më e rëndësishmja në kancerin e lëkurës. Kur dermatologët rekomandojnë terapi me dritë për psoriazën dhe sëmundje të tjera të lëkurës, ata përdorin një lloj tjetër drite.
Prej asaj kohe, Kim ka folur hapur për luftën e saj me psoriazës dhe artritin psoriatik.
Psoriaza është një gjendje jo normale e lëkurës që krijon njolla të kuqe, të thata, me luspa që shkaktojnë kruarje në fytyrë dhe në trup. Në fillimet e saj psoriaza shfaqet në formë njollash të vockla dhe të kuqe, të cilat nëse nuk trajtohen mund të përkeqësohen shpejt. Simptomat e saj mund të përkeqësohen gjatë dimrit. I ftohti dhe lëkura e thatë janë armiqtë numër një!
Burimi: Marie Claire