Një gjykatë në New Mexico ka akuzuar aktorin Alec Baldwin për vrasje të pavullnetshme lidhur me xhirimet e filmit “Rust”, ku mbeti e vrarë kineastja Halyna Hutchins.
Avokatët mbrojtës të Baldwin thanë se ata do të kundërshtojnë akuzën, e cila shoqërohet me një dënim të mundshëm me burg deri në 18 muaj.
Aktakuza u ofron prokurorëve dy alternativa për hetimin e çështjes: Përdorim i pakujdesshëm i armës së zjarrit dhe sjellje e pahijshme me mospërfillje ose indiferencë totale për sigurinë e të tjerëve.
Baldwin, aktori kryesor dhe bashkëproducent i “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins gjatë provave në Santa Fe në tetor 2021 kur arma shpërtheu, duke e vrarë atë dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza.