Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2024

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Vështrim i përgjithshëm: Ti duhet ta dish që krijimi i marrëdhënieve të shëndetshme është një aftësi shumë e mirë. Afërdita hyn në Bricjap të martën, duke të të treguar se ca sjellje specifike të ndihmojnë të forcosh aftësitë e tua të komunikimit dhe socializimit me të tjerët. Të enjtën, Hëna e plotë te Luani të motivon të ruash besimin dhe fuqinë tënde, edhe kur forcat e jashtme ta vështirësojnë punën. Ki besim te vetja dhe ec përpara.

Dashi
 
Lidhjet dhe përgjegjësitë kanë të njëjtën rëndësi, i dashur Dash! Afërdita do të hyjë në zonën e karrierës tënde, duke të të treguar se për të pasur sukses në karrierë, duhet të krijosh lidhje të forta me njerëzit që të rrethojnë, në mënyrë që të ndash ide dhe të krijosh besim të ndërsjellë. Hëna e plotë te Luani të nxit të bësh më shumë për këtë dhe të kesh shumë më tepër vetëbesim se zakonisht.
 
Demi
 
Mendoje gjithçka dy herë. Afërdita do të hyjë në zonën e mençurisë dhe kjo do të të bëjë t’i shohësh njerëzit dhe situatat në këndvështrime të reja. Kjo periudhë forcon lidhjet romantike dhe falë Hënës së plotë në Luan, do t’i ndjesh emocionet me më shumë intesitet se zakonisht. Ky është momenti të rikthehesh në shtëpi, ose te njerëzit që të përcjellin sigurinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë.

Binjakët

Kujt i beson? Mendoje këtë pyetje mirë dhe jepi përgjigje pasi Afërdita të hyjë në sektorin e intimitetit, duke të ta treguar qartë se cilët nga njerëzit që të rrethojnë janë të besueshëm dhe cilët jo. Hëna e plotë te Luani forcon pikat e forta të komunikimit, ndaj prano ftesat, projektet dhe gjithçka që ka lidhje me komunikimin.

Gaforrja
 
Të kundërtat tërhiqen Gaforre dhe ti je në dijeni të këtij ligji. Afërdita do të hyjë në zonën tënde romantike, e drejtuar për nga Bricjapi. Hëna e plotë në Luan të jep energjinë dhe dëshirën për të qenë një person mjaft aktiv në projekte të ndryshme, të cilat sigurisht, do të ndikojnë në aspektin financiar.

Luani

Dashuria fshihet në detaje dhe në gjërat e vogla që mund të bësh për të tjerët dhe që të tjerët mund të bëjnë për ty. Afërdita hyn në zonën tënde të ndërgjegjes dhe të motivon t’u kushtosh më shumë vemëndje njerëzve që janë gjithnjë aty për ty. Në shenjën tënde, të enjten, do të ndodhë Hëna e plotë dhe kjo të frymëzon të bësh një transformim të madh në jetën tënde. Urani lëviz në zonën tënde të karrierës dhe ndryshime do të ndodhin edhe në aspektin profesional.

Virgjëresha

Thuaje të vërtetën, Virgjëreshë! Asgjë nuk të ndalon përpos vetes. Afërdita të frymëzon të ndash me njerëzit e afërt ca të vërteta të rëndësishme dhe thelbësore në jetën tënde e më pas, Hëna e plotë e së enjtes të ofron diçka për të cilën ke kohë që mendon dhe e dëshiron.

Peshorja

Kush kujdeset për zemrën tënde? Afërdita do të përqendrohet tek inteligjenca emocionale, duke tërhequr drejt teje njerëz që interesohen për ndjenjat dhe kufijtë e tu. Hëna e plotë në Luan ndryshon paksa planet e tua, në mënyrë që të kalosh më shumë kohë me miqtë dhe njerëzit që janë në të njëjtën linjë me ty.
 
Akrepi

Fjalët dhe veprimet kanë rëndësi, Akrep! Afërdita hyn në zonën tënde të komunikimit dhe të ndihmon të vlerësosh më shumë komunikimin në marrëdhëniet e tua. Hëna e plotë në Luan të jep një ndryshim të fuqishëm në sferën profesionale për lidership dhe liri. Urani lëviz në zonën tënde të marrëdhënieve dhe do të lidhesh më shumë me njerëzit të cilëve u beson.
 
Shigjetari

Ulu me këmbë në tokë, Shigjetar! Këtë javë do të jesh më i/e ndërgjegjshëm/me se zakonisht dhe më i/e pranishëm/me në vende dhe situata ku do të të duhet të ndash mençurinë dhe përvojën tënde me të tjerët. Hëna e plotë e së enjtes të dërgon në hapësirat e reja për të zgjeruar horizontet e tua.

Bricjapi

Do t’i vendosësh marrëdhëniet e tua në një rend krejt të ri dhe rezultatet që do të marrësh do të jenë tejet pozitiv. Ki më shumë besim te vetja dhe tek të tjerët. Ne jemi qenie që jetojmë në komunitet dhe si të tilla, ia kemi nevojën njëri-tjetrit. Hëna e plotë në Luan ndriçon aspektin tënd seksual dhe dëshirën për marrëdhënie me domethënëse dhe intime.

Ujori

Je gati për t’i lënë disa gjëra në të shkuarën, Ujor? Afërdita të thotë vetëm të mbyllësh diskutimet dhe ndjesitë e nostalgjisë me të shkuarën dhe me njerëzit që thjesht nuk i përshtaten ritmit tënd. Hëna e plotë në Luan të bën romantik/e dhe të jep mundësi të reja për dinamikën e marrëdhënieve që ke krijuar tani afër, por edhe në të shkuarën.

Peshqit

Mes dashurisë dhe miqësisë, të mund t’i kesh të dyja. Afërdita hyn në zonën e komunitetit, duke përzier me qëllim dashurinë dhe shoqërinë. Jeta është e bukur ku ka pak të papritura dhe aventura, ndaj nëse ke një mik/e që e ke qejf, kjo javë është momenti për të bërë hapin e madh, duke i shkruar në DM dhe duke e ftuar për ndonjë gotë.