Luana Vjolla ka postuar ditët e fundit ndryshimin e radhës në pamje. Këtë herë flokë të shkurtër mbi qafë, prerje që ngjan disi e çrregullt, por e komplimentuar shumë nga ndjekësit. Kaq mjaftoi që të na ngjallej kurioziteti për të bërë një kërkim të shpejtë mes vajzave të showbizit që kanë luajtur së fundmi me gjatësinë e flokëve, herë duke i shtuar në gjatësi, e më pas duke i prerë plotësisht.
View this post on Instagram
Fifi i bashkohet listës me dinjitet pasi zbuloi me shumë qejf ndryshimin e ri pas shtatzënisë me prerjen bob. Megjithatë, ditët e fundit i ka zgjatur prap me extensions.
View this post on Instagram
Çiljeta, nga ana tjetër, vijon t’i qëndrojë besnike prerjes bob që ka bërë së fundmi dhe fansat thonë që i përshtatet shumë.
View this post on Instagram
Dafina Zeqiri ka një surprizë të re në çdo projekt që publikon, por për momentin floku i saj natyral është në gjatësinë e supeve dhe herë pas here i shton ose heq extensions sipas dëshirës në projektet e reja.
View this post on Instagram
Keisi Medini ka prej muajsh bob-in perfekt biond që të nxit të marrësh gërshërët që tani.
View this post on Instagram
Në shtator, Soni na kujtoi versionin e saj ‘cool’ nga koha kur ishte pjesë e grupit “Spirit Voice” dhe i preu flokët deri mbi supe. Që prej atij momenti këngëtarja u shfaq me flokë të gjata vetëm në disa sekuenca nga xhirime projektesh të reja.
View this post on Instagram
Kejvina gjithashtu i ka sfiduar të gjitha biondet e showbizit që të transformohen. Megjithatë herë pas here e nxjerr mallin për flokët e gjatë me shtim gjatësie.
View this post on Instagram
Ndërsa kur i hedhim sytë nga gocat e showbizit internacional, Hailey Bieber po mban fronin e mbretëreshës së prerjes bob për momentin.
View this post on Instagram