Celebrity Style

J.Lo i bëri të gjithë të flasin për të në Javën e Modës në Paris

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2024

J.Lo i bëri të gjithë të flasin për të në

Jennifer Lopez vendosi të vishet me petale të vërteta dhe u komentua pafund teksa bënte paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris. Këngëtarja ka prerë flokët bob dhe me këtë rast i paraqiti të gjitha ndryshimet në pamje gjatë show-t dedikuar koleksionit pranverë/verë 2024 të Schiaparelli.

J.Lo i bëri të gjithë të flasin për të në

Sigurisht veshja e saj ishte nga e njëjta markë, por e personalizuar për këngëtaren. E veshur me golf të bardhë, streçe të zeza me bel, një rrip si aksesor dhe xhaketën me petale të vërteta, J.Lo ngriti shumë pyetje për pamjen e saj. Mos harrojmë pa përmendur dhe syzet me dizajn unik floriri të kombinuara me detajet e çantës në të njëtën ngjyrë dhe vathët.

J.Lo i bëri të gjithë të flasin për të në

Çanta e cila nuk kaloi pa koment, i përket koleksionit “Anatomy” të Schiaparelli dhe në të ka tipare njeriu si detaje shtesë.

J.Lo i bëri të gjithë të flasin për të në

Jennifer u pa duke pozuar para kamerave me skuadrën e saj të grimit, flokëve dhe sigurisht me stilistin Daniel Roseberry të markës së njohur.