Në kategorinë e retinoids (molekula kundër plakjes), ekziston edhe tretionin, që sipas dermatologëve mund të konsiderohet të hyjë në përdorim më të gjerë. Molekula në fjalë është derivat i vitaminës A dhe ndihmon shumë që të mbajë lëkurën të pastër, por jo vetëm kaq.
Saktësisht, tretinoin është një ilaç që u jepet me recetë atyre që kanë dëmtime të rënda në lëkurë dhe është ndër retinoidët më të fuqishëm. Aktualisht, ai shitet në formë kremi, xheli dhe lëngu dhe në përqendrim të ndryshëm sipas nevojës apo tolerimit që ka lëkura.
Tretinoin është i vetmi retinoid i testuar për trajtimin dhe parandalimin e plakjes së lëkurës dhe për eleminimin e akneve.
Sipas, Blair Murphy-Rose, dermatologe kozmetike dhe kirurgjikale, tretinoin punon duke lidhur receptorët e lëkurës për të nxitur zëvendësimin më të shpejtë të qelizave të lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.
Studimet kanë treguar se ky proces ka rezultat në zhbllokimin e poreve, në uljen e yndyrës së tepërt në lëkurë dhe minimizimin e shpërthimeve akneike. Gjithashtu, ndihmon ndjeshëm me zhdukjen e shenjave të akneve, hiperpigmentimin dhe njollat e errëta.
Megjithatë, theksohet se ky produkt nuk duhet dhe nuk mund të përdoret nga të gjithë. Nëse nuk përdoret nën mbikqyrjen e mjekut, ka shumë rrezik për acarim të fortë të lëkurës që shfaqet më skuqje, tharje dhe rrjepje të lëkurës. Theksohet se gratë shtatzënë ose që janë duke dhënë gji nuk duhet të rrezikojnë ta përdorin në asnjë mënyrë.