Kinema & TV

Sofia Vergara dhe Netflix paditen nga familjarët e Griselda Blanco-s

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2024

Sofia Vergara dhe Netflix paditen nga familjarët e Griselda Blanco-s

Familjarët e krimineles famëkeqe Griselda Blanco kanë paditur Sofia Vergara dhe Netflix, për serialin “Griselda”, i cili do të rrëfejë historinë e “kumbarës së kokainës”, që dominoi tregun e substancës narkotike në Miami, Florida.

Sofia Vergara dhe Netflix paditen nga familjarët e Griselda Blanco-s
Sofia Vergara në rolin e Griselda Blanco-s

Familjarët dhe djali i Griselda, Michael Corleone, përmes padisë së ngritur, kërkojnë që të mos lejohet publikimi i serialit në Netflix, për shkak se nuk ka marrë autorizimin dhe pëlqimin e familjes për historinë dhe përdorimin e fotove, videove, apo materialeve që do të paraqiten në serial.

Sofia Vergara dhe Netflix paditen nga familjarët e Griselda Blanco-s
Griselda Blanco

Sipas padisë, djali i Griselda, thotë se që prej vitit 2009, ka dhënë intervista tek individë që janë të interesuar që të shkruajnë libra ose të realizojnë filma me historinë e jetës së nënës së tij. Ai shton se Netflix shprehu interes për projektin, por pa dashur të përdorte detaje nga intervistat e tij, duke pretenduar kështu se seriali do të bazohet në thashethemet dhe në zërat që kanë qarkulluar prej vitesh rreth jetës së Griselda-s.

Sofia Vergara dhe Netflix paditen nga familjarët e Griselda Blanco-s
Michael Corleone Blanco, djali i Griselda-s

Michael thotë se Netflix përvetësoi historinë e familjes dhe e përfshiu atë në serial, duke shkelur të drejtat e familjes Blanco, duke përdorur imazhet dhe persona të ngjashëm pa lejen e familjarëve.
 
Shfaqja do të planifikohet më 25 janar, ku Vergara vjen në rolin e aktores kryesore dhe producentes.

Nëse u bëre kurioz/e për jetën e Griselda Balnco-s, të rekomandojmë këtë artikull: