Kinema & TV

4 seriale që duhet t’i shohësh këtë javë

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2024

4 seriale që duhet t’i shohësh këtë javë 

Kjo javë sjell 4 seriale që nuk duhet t’i humbasësh:
 
“Masters of the Air”

4 seriale që duhet t’i shohësh këtë javë

Një serial epik në periudhën. Luftës së Dytë Botërore tregon ngjarjet dhe historitë e ushtarëve të Forcave Ajrore të SHBA. Kasti është thjesht fantastik, duke nisur që nga Austin Butler, deri te Barry Keoghan nga “Saltburn”. Seriali do të publikohet në Apple TV+, më 26 janar.
 
“Expats”

4 seriale që duhet t’i shohësh këtë javë

Regjisori Lulu-Wang sjell një këndvështrim mjaft njerëzor të izolimit dhe pikëllimit. Nicole Kidman, në rolin e Margaret, një grua që jeton në një shtëpi luksoze në Hong Kong kupton se jeta e saj s’është dhe aq e lumtur. Seriali na rrëfen historitë e fqinjëve të ndryshëm, ndjesive dhe traumave të tyre. Nga 26 janari, në Prime Video.
 
“Sexy Beast”

4 seriale që duhet t’i shohësh këtë javë

Ky serial është gjithçka, përveçse i parashikueshëm! Tronditës dhe karizmatik, dimë të të themi se nuk duhet ta humbasësh “Sexy Beast”! Publikohet më 25 janar, në Paramount+.
 
“Griselda”

4 seriale që duhet t’i shohësh këtë javë

Sofia Vergara në rolin e Griselda Blanco-s, “kumbarës së kokainës”, rrëfen historinë dhe jetën e saj si kriminele famëkeqe, e cila dominoi tregun e kokainës në Miami, përmes mënyrave të saj për fshehjen e substancës narkotike. Vrasje, enigma dhe tradhti, të gjitha në “Griselda”. Publikohet më 26 janar, në Netflix.

Artikuj të sugjeruar: