Fatma Methasani ka bërë një postim në Instastory, që mund të jetë një thumb për ish-bashkëshortin, Alfion.
“Njerëzve u pëlqen të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”, ishte shprehja që ka nënvizuar Fatma nga një libër dhe e ka publikuar foton në Instagram.
Fotoja mund të jetë totalisht një rastësi dhe Fatmës thjesht i ka pëlqyer shprehja, ose e lidhur me rrëfimin e Alfios brenda “BBVA 3”, ku u shpreh se ndarjen nga Fatma “e ka vuajtur si kafshë”.
“E kam vuajtur si kafshë. Pak rëndësi ka (se kush iku, tha ai pasi Meri e pyeti nëse u largua ajo) dhe thua: “Ok, do ndahem unë nga ky person” dhe ia shpreh personit, shoqërisë, por pastaj ndodh që realisht ndahesh. Nuk është se pendohesh dhe do të rikthehesh, por ndihesh keq. E vuaj, por e dua dhe veten time. E vuaj, por nuk kthehem dot mbrapsht”, u shpreh Alfio, tanimë i eliminuar nga spektakli.
Aflio Rrotani dhe Fatma Methasani i dhanë fund martesës në nëntor të vitit 2022, pas 6 vitesh së bashku dhe janë prindër të një djali, Noah.