Ne rrethohemi nga ushqimet, të cilat janë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë, por pak njerëz e dinë që disa ushqime dhe pije të caktuara i sjellin përfitime të mëdha shëndetit dhe metabolizmit tonë, falë vetive dhe përbërësve të veçantë. Asnjë ushqim i vetëm nuk mund të mbrojë 100% kundër kancerit, por konsumimi më shumë i disave prej tyre ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundjeje sipas studimeve të "American Institute for Cancer Research".
Dieta luan një rol të rëndësishëm në mënyrën e jetesës, që ndikon në parandalimin e kancerit. Sipas mjekes Tracy Crane, një dietë e shëndetshme zvogëlon rrezikun e kancerit në disa mënyra:
- Redukton inflamacionin në trup.
- Trupi përfiton nga fibrat, të cilat zvogëlojnë nivelet qarkulluese të estrogjenit në trup dhe janë të lidhura me një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.
Cilat janë ushqimet kryesore që luftojnë kancerin?
Qëllimi është që të keni një dietë me bazë bimore dhe të pasur me fruta dhe perime. Drithërat, arrat, farat dhe bishtajoret janë vetëm disa prej këtyre elementëve të dietës. Ngjyra e perimeve është një tjetër sinjal që tregon nivelin e antioksidantëve dhe fitokimikateve, kështu që konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të kuqe, blu, jeshile dhe portokalli.
Me pak fjalë një ylber në pjatë!
Por, cilat janë nëntë ushqimet që sipas dietologëve zvogëlojnë rrezikun nga kanceri:
Manaferrat: Luleshtrydhet, mjedrat, boronicat dhe manaferra janë plot me antioksidantë
Domatet: Likopeni është një antioksidant i fuqishëm që i jep domateve ngjyrën e kuqe. Ka prova se ky element është mbrojtës kundër kancerit të prostatës.
Perimet e gjelbra: Lulelakra, lakra jeshile, rukola, lakra e Brukselit janë të gjitha pjesë e familjes së brokolit. Ato kanë një përbërës që quhet izotiocianate dhe që ul rrezikun ndaj kancerit.
Perimet dhe frutat me beta-karoten dhe vitaminë C: Portokalli, kajsia, pjepri, mango, si edhe perimet e tjera si karotat apo patatet e ëmbla janë të gjitha plot me beta-karoten, një antioksidant i njohur për vlerat e tij ushqyese.
Çaji dhe kafeja: Një numër studimesh tregojnë se njerëzit që kanë nivele më të larta të çajit dhe kafesë kanë zvogëluar rrezikun e kancerit.
Fara lini: Këto fara kanë veti antioksiduese, anti-tumorale, anti-inflamatore dhe anti-virale.
Shafrani i Indisë: Përbërësi aktiv i erëzës së verdhë është kurkumina, një antioksidant i fuqishëm me veti anti-inflamatore dhe antikancerogjene.
Spinaqi: Ai përmban beta-karoten dhe fibra me veti mbrojtëse ndaj kancerit.
Kuinoa: Është një drithë e plotë dhe një proteinë me bazë bimore që ndikon në uljen e rrezikut ndaj kësaj sëmundjeje.
Artikuj të sugjeruar: