Health News

Kur të flesh sonte, çoje temperaturën në këtë nivel

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2024

Kur të flesh sonte, çoje temperaturën në këtë

Ka disa rregulla të thjeshta që duhen ndjekur për të balancuar temperaturën e dhomës ku fle sidomos tani në dimër, kur bën shumë ftohtë. Të flesh 7 ose 8 orë gjumë nuk mjafton nëse nuk fle rehat. Ekspertët thonë se: temperatura e dhomës së gjumit është një nga elementët më të rëndësishëm për të fjetur mirë që trupi dhe mendja të pushojë.

Sipas OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetit), temperature më e mirë për të bërë një gjumë të rehatshëm është 20-25 gradë celsius, ndaj të këshillojmë që kjo të jetë temperature e dhomës.

Edhe Dr. Camilla Ferrari, specialiste e neurologjisë në Universitetin e Firencës, ka folur për këtë temë. Sipas saj është e rëndësishme që dhoma të ketë të njëjtën temperaturë si truri dhe organet. Përgjithësisht temperatura e tyre është 37 gradë celsius dhe ulet pak çdo ditë duke sjellë kështu ndryshime.

Rënia e temperaturës së trupit fillon me një 1 ose 2 gradë pak para së të flemë dhe arrin pikun e rënies në orën 4-6 të mëngjesit dhe më pas nis të rritet shpejt para zgjimit. Nëse temperatura e ambientit është shumë e lartë ose shumë e ulët trupi nuk e mban dot balancën dhe kërkon të zgjohet.