Celebrity

Eva Mendes u kthen përgjigje kritikëve të Ryan për rolin e tij në “Barbie”

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2024

Eva Mendes u kthen përgjigje kritikëve të Ryan për rolin e

Kur u publikua kasti i filmit “Barbie” dhe njerëzit panë se Ryan Gosling ishte në rolin e Ken, menjëherë nisën kritikat të cilat lidheshin me moshën e tij. Gjithsesi, Ryan është nominuar si “Aktori më i mirë në rol dytësor” për performancën e tij në “Barbie” dhe e shoqja, Eva Mendes, nuk mund të ishte më krenare.

Aktorja 49-vjeçare publikoi një postim në Instagram, në të cilin kishte bërë screenshot një artikull nga Rolling Stone me titull: "Më falni që jam unë që po e them, por Ryan Gosling jep shumë siklet në rolin e Ken në (filmin) "Barbie".

“Shumë krenare për burrin tim. (Kishte) shumë urrejtje kur mori rolin”, shkroi Eva, duke shtuar se njerëzit u përpoqën ta turpëronin që mori këtë rol.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eva Mendes (@evamendes)


“Pavarësisht artikujve qesharakë #Notmyken, ai krijoi një karakter origjinal, gallatë, zemërthyes dhe ikonik”, ku theksoi se mori edhe nominimet për Oscar dhe se është shumë krenare që është Barbie e këtij Ken-i.

Këtë vit, çmimet Oscar dominohen nga “Oppenheimer”. Sa i përket filmit “Barbie”, Margot Robbie nuk ka një nominim për rolin e saj, po ashtu edhe regjisorja Greta Gerwig. Kjo ka ngjallur pakënaqësi te Gosling dhe kolegia e tij, America Ferrera, të cilët mendojnë se aktorja dhe regjisorja duhet të nominoheshin patjetër.

Për t'u rikhyer te çifti, Eva dhe Ryan kanë qenë së bashku që prej vitit 2011 dhe u njohën në xhirimet e filmit “The Place Beyond the Pines”. Disa javë pas xhirimeve, ata deklaruan se janë në një lidhje serioze. Pas 1 viti, dolën publikisht në tapetin e kuq dhe në vitin 2014 u bënë prindër të vajzës së parë, Esmeralda-s. Më pas, në 2016 u bënë sërish prindër të vajzës së dytë, Amada.

Artikuj të sugjeruar: