Celebrity

Kur ta teprosh me ushqimin, ndiq rregullin e familjes Kardashian

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2024

Kur ta teprosh me ushqimin, ndiq rregullin e familjes Kardashian

Gocat e familjes Kardashian-Jenner duken gjithnjë në top formë dhe të kuruara dhe natyrshëm, njerëzit mendojnë se kurrë s’e teprojnë me ushqimin. Në fakt, e bëjnë dhe këtë e konfirmon shefja e kuzhinës që kujdeset për vaktet e tyre.

Kur ta teprosh me ushqimin, ndiq rregullin e familjes Kardashian

Ndonëse identiteti i saj është anonim, ajo mban nofkën “Shefja K” dhe në një intervistë për Page Six, rrëfeu se motrat Kardashian dhe Jenner e prishin dietën duke ngrënë pasta dhe djathë në skarë, por më pas, bëjnë më shumë aktivitet fizik për të djegur kaloritë. Pra, këtë mund të bësh edhe ti, në vend që të kritikosh veten pse ha gjërat që ke qejf.

Kur ta teprosh me ushqimin, ndiq rregullin e familjes Kardashian

“Ato janë shumë të kujdesshme. Edhe nëse hanë keq, e rregullojnë dietën në vijim”, tha ajo.

Shefja e kuzhinës së familjes së njohur ka më shumë se 9 vite që përgatit drekat dhe darkat e tyre.

Ajo e nisi bashkëpunimin si kuzhiniere private për Kris Jenner, më pas nisi të punojë për Kylie-n e më tej për motrat e tjera në shtëpitë përkatëse. Pas 6 vitesh punë me to dhe të tjera bashkëpunime, shefja e kuzhinës u punësua për të qenë ekskluzivisht pjesë e stafit të familjes Kardashian-Jenner edhe në evente apo festa private të tyre.

Kur ta teprosh me ushqimin, ndiq rregullin e familjes Kardashian

Ajo pranon ndër të tjera se yjet e reality show-t “The Kardashians” kanë preferenca që variojnë nga ushqimet meksikane tek ato aziatiket dhe se mundohen të konsumojnë ushqime të larmishme.

Artikuj të sugjeruar: