Celebrity

Ç’ndodhi? Sofia Vergara irritohet me Kelly Clarkson: “Mbylle gojën”

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2024

Ç’ndodhi? Sofia Vergara irritohet me Kelly Clarkson: “Mbylle
Sofia Vergara nuk e priti shumë mirë komentin e Kelly Clarkson lidhur me transformimin dhe grimin e aktores në serialin “Griselda”. Ndërsa ishte duke intervistuar Sofia-n në “Kelly Clarkson show”, moderatorja tha: “Mendoj se ata thjesht ndryshuan hundën tënde”.

Ç’ndodhi? Sofia Vergara irritohet me Kelly Clarkson: “Mbylle
 
Vergara, dukshëm u shokua nga komenti i moderatores dhe e pyeti: “A je e çmendur?”. Kelly i mëshoi mendimit të saj, duke thënë se ndryshimi është i vogël.

Ç’ndodhi? Sofia Vergara irritohet me Kelly Clarkson: “Mbylle
 
“Jo Kelly, zgjati me orë të tëra”, tha Sofia, por këngëtarja e “Stronger” edhe një herë u shpreh: “Ndoshta të ka marrë kohë, por ka një ndryshim të vogël”. Në këtë moment, aktorja ngriti zërin dhe u irritua: “Është paruke! Mbylle gojën! Ishte një punë e gjatë. Ata bënë shumë ndryshime, dhëmbët, parukja, hunda. Ka plastikë atje-këtu!”.

Ç’ndodhi? Sofia Vergara irritohet me Kelly Clarkson: “Mbylle 
Duke parë se Sofia u nxeh, Kelly uli tonin dhe tha se ata kanë bërë një punë kaq të mirë, sa ndryshimi duket shumë pak. “Dukesh si një aktore tjetër”. Ky koment e qetësoi Sofia-n, e cila buzëqeshi sërish, duke thënë s e po, dukej shumë reale.

Ç’ndodhi? Sofia Vergara irritohet me Kelly Clarkson: “Mbylle
 
Ky është incidenti i dytë brenda një muaji për Sofia-n. Më herët gjatë kësaj muaji, Vergara u nxeh me Pablo Motos, i cili u tall me theksin e saj dhe mënyrën se si ajo e shqiptonte emrin e serialit komedi “Modern Family”.

Ç’ndodhi? Sofia Vergara irritohet me Kelly Clarkson: “Mbylle
 
Ndërsa Pablo u mundua ta bënte situatën të dukej argëtuese, Sofia-s s’i lëvizi as qerpiku dhe e pyeti gazetarin se sa nominime Emmy dhe Golden Globes ka ai.

Artikuj të sugjeruar: