Celebrity

Interneti s'po ndalet së komentuari kombinimin e Kylie & Stormi

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2024

Interneti s'po ndalet së komentuari kombinimin e Kylie & Stormi
Foto: Getty Images

Kylie Jenner dhe e bija, Stormi u veshën matchy-matchy dhe interneti shpërtheu në komente! Të fiksuara nga kamerat dhe fotografët e pranishëm në eventin e rëndësishëm të modës në Paris Fashion Week, ylli i reality show-t dhe vajza e saj pesëvjeçare zgjodhën të dyja një veshje në ngjyrë të zezë.

Kylie dukej yll me një fustan elegant pa rripa, pelerinë të zezë sipër, syze dielli dhe vathë në nuancë gold. Ndërkohë, e bija, Stormi, ndoqi hapat e nënës së saj, me një fustan të zi, pallto dhe mëngë me pupla, ndërsa i shtoi look-ut edhe një palë syze të zeza, një çantë të vogël dhe këpucë me taka.

Siç shihet edhe në videot e shpërndara në internet, Kylie dhe Stormi “vodhën” vëmendjen në aktivitetin e madh të modës, teksa u ulën në rreshtin e parë të sfilatës së Valentino-s. Dyshes nënë e bijë iu bashkua edhe Kris Jenner, e cila kishte veshur një fustan gri me thekë.

Në rrjetet sociale, fansat kanë duartrokitur shijen e bukur të stilit dhe kombinimit të Kylie-t me të bijën.

"Oh Zot, Stormi legjenda e vogël," shkroi njëri në X (ish-Twitter), ndërsa një tjetër shtoi: "Më pëlqejnë shumë veshjet që kombinohen kaq bukur,".

Interneti s'po ndalet së komentuari kombinimin e Kylie & Stormi
Foto: @Jacopo Raule/Getty

Një i tretë shkroi: "Ato duken si binjake!"

Me kalimin e viteve, Kylie, e cila është nënë edhe e djalit Aire (2 vjeç), ka folur pa rezerva për mëmësinë dhe transformimin që ky status ka sjellë në jetën e saj. Gjatë një interviste për W Magazine pak kohë më parë, ajo shtoi se mëmësia i ka ndryshuar njëherësh edhe standardet e bukurisë.

“Vajza më ka mësuar shumë për veten time. Unë jam rritur kaq shumë dhe thjesht po përqafoj bukurinë natyrale," tha ajo. "Unë po e mësoj Stormi-n për gabimet që kam bërë në të kaluarën dhe po sigurohem që ajo ta di se është e përsosur ashtu siç është," përfundoi Jenner.

Artikuj të sugjeruar: