Maison Margiela ka sjellë koleksionin dhe sfilatën e re në Javën e Modës në Paris dhe njerëzit po e cilësojnë si një kryevepër mode!
@voguefrance @Maison Margiela Artisanal, haute couture printemps-été 2024 : un essai brillamment #Galliano. #pfw #maisonmargiela #margiela #johngalliano #hautecouture #couture ? son original - Vogue France
Marka ka prezantuar një sfilatë shumë ndryshe, në të cilën modelet duken si kukulla porcelani, në një ballo mondane. Të gjitha ecin nëpër një sfilatë me ndriçim të ulët dhe bëjnë lëvizje të ngadalta për të promovuar veshjet dhe autenticitetin e markës.


Ndërkohë, njerëzit kanë shpërthyer nëpër komente, për të shprehur të gjithë admirimin e një sfilate të tillë, unike, e cila mesa duket u kishte munguar, sidomos në kohën e “modës së shpejtë”.

“O Zot, po qaj! Kjo është një vepër arti! Kjo është moda! Faleminderit Maison Margiela”; “Veshjet janë fantastike, por performance e modeleve më ka mbetur në mendje”; “Një kryevepër! Thjesht pa fjalë”; “Shpresoj që Maison Margiela ta dijë se krijon vepra arti që e diferencojnë nga të tjerët”; “Fytyrat që shkëlqejnë më kanë fiksuar”; “Totalisht brilante”; “Duket sikur Tim Burton e ka krijuar. Jam pa fjalë nga admirimi”; “Është përallore! Koleksioni im i preferuar deri tani”; “Duket si pikturë e gjallë”; “Ja, kështu duhet të jetë moda”; “E paparë, duket magjepsëse” ishin disa nga komentet në rrjetet sociale”.

Koleksioni, i krijuar nga John Galliano sjell një pamje dramatike dhe thjesht të paharrueshme. Më sfilatën ikonike performon edhe aktorja angleze Gwendoline Cristine dhe njerëzit e adhuruan edhe më shumë sfilatën.
Para se të ikim, ishte dhe Kylie dhe Kim në sfilatë:
Kylie Jenner

Kim Kardashian

Artikuj të sugjeruar: