
Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë sërish bashkë dhe me thënë të drejtën, nuk është se na surprizon si lajm, pasi ata u panë të afërt për festën e Vitit të Ri dhe në fillim të janarit. Us Weekly konfirmoi se ata janë ribashkuar.
Ashtu si ne, edhe miqtë e Kendall nuk u surprizuan që ata janë sërish bashkë: “Ata (miqtë dhe rrethi i ngushtë) e dinin që do të ndodhte, sepse Kendall e ka zakon të rikthehet tek ish-at. Nuk është ajo situata tipike ku janë 100% të përkushtuar, por kanë dalë ca herë bashkë që pas lajmit të ndarjes”, tha një burim anonim.
Më tej shtoi: “Në fund të ditës, nëse ajo është e lumtur, sigurisht që miqtë e mbështesin këdo që ajo zgjedh të takojë. Ata s’janë të bindur që Bad Bunny është i duhuri për të, por ai e trajton mirë dhe të gjithë janë ok”.
Të rikujtojmë se Kendall dhe Bad Bunny u ndanë në nëntor të vitit 2023. Asokohe, një burim tha për ET se ata e dinin që nuk do të qëndronin përgjithmonë të lidhur dhe kanë axhenda shumë të ngjeshura. “Ata kanë shumë gjëra për të përjetuar, para se të përkushtohen te njëri-tjetri”.
Bad Bunny has seemingly spent New Years with Kendall Jenner and friends. In a now deleted Instagram story fans say you can hear Benito’s voice wishing a Feliz Año ??
— Access Bad Bunny (@AccessBadBunny) January 1, 2024
pic.twitter.com/VVFr8mXJ3k
Por, ata e gjetën rrugën për te njëri-tjetri. Në fillim të janarit, burime pranë TMZ thanë se modelja 28-vjeçare dhe reperi nga Puerto Rico, 29 vjeç, iu bashkuan grupit të miqve të tyre në Barbados. Madje, në një video të publikuar nga miqtë e Jenner, ku shfaqen fishekzjarret e Vitit të Ri, dëgjohet zëri i Bad Bunny-t, i cili thotë në spanjisht “Feliz Año Nuevo”, (“Gëzuar Vitin e Ri”).
Artikuj të sugjeruar: