Taylor Swift është viktima e radhës e njerëzve që kanë një pasion që s’i hyn në punë askujt: Të krijojnë dhe publikojnë foto nudo të njerëzve, me inteligjencë artificiale.
Disa foto nudo të Taylor kanë qarkulluar në rrjete të ndryshme sociale dhe të gjitha janë gjeneruar me inteligjencë artificiale (AI), nga aplikacione që bëjnë të mundur krijimin e fotove të tilla. Këngëtarja ende nuk ka bërë një reagim zyrtar, por burime pranë saj janë shprehur për Daily Mail se ajo mund të marrë masa ligjore për këtë çështje.
“Taylor nuk e ka vendosur ende nëse do marrë përfundimisht masa ligjore, por këto imazhe janë abuzive, ofenduese dhe nuk janë realizuar me aprovimin apo dijeninë e këngëtares”, shprehen burimet.
Sipas raportimeve, miqtë dhe familja e këngëtares janë shumë të nevrikosur nga situata dhe po merren seriozisht me çështjen.
Profili në platformën X (ish-Twitter) që i publikoi nuk ekziston më, por njerëzit janë ende të shokuar për mundësinë e të postuarit aq lehtë të tilla foto në rrjete sociale.
Imazhet në fjalë tregonin Taylor në një nga ndeshjet e partnerit të saj, ku shfaqej nudo në poza provokuese. Postimi i fotove mori më shumë se 40 milionë shikime në kohë rekord.
Fansat besnikë të Taylor, e raportuan me shpejtësinë e erës dhe aktualisht profili është i mbyllur. Për të treguar mbështetje ndaj Swift, fansat po shpërndajnë imazhe dhe shkrime pozitive ndaj saj.
Artikuj të sugjeruar: