Celebrity Style

Demi Moore veshi pallton që i duhet çdo gruaje për të përballuar dimrin

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2024

Demi Moore veshi pallton që i duhet çdo gruaje për të
BACKGRID

E vetmja gjë që ka rëndësi këto ditë me temperatura të ulëta është ndjesia e të ndjerit ngrohtë, komodë, por njëherësh edhe elegant. Ky është një mision thuajse për të gjitha gocat që shpesh kanë dilemën e përditshme se çfarë të veshin për të përballuar motin e ftohtë.

Një ide mund ta merrni nga Demi Moore! Aktorja zgjodhi një T-shirt të thjeshtë, xhinse në ngjyrë blu të ndezur dhe një palë çizme lëkure të zeza. Ajo e plotësoi pamjen me një çantë të bardhë dhe syzet ikonë në modelin aviator. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte palltoja!

Demi Moore veshi pallton që i duhet çdo gruaje për të
BACKGRID

Kur bëhet fjalë për stilin, Demi di gjithnjë si të bëjë një “kthesë” klasike në tërësinë e look-ut duke shtuar element si pallto apo pardesy të veçanta. Ky model i zgjedhur këtë herë është një “dashuri” e thjeshtë dhe e përjetshme, për një pallto jo shumë të trashë, por të ngrohtë, me gjatësi deri te kyçet e këmbëve.

Kjo pallto është e veçantë edhe për lehtësinë e kombinimit që i lejon çdo gruaje të ndihen komode në çdo ambient që frekuenton e në çdo hap që hedh. Prej materiali kashmir dhe detaje tegelash te pjesa e jakës, Demi Moore sapo dha idenë se si ta kaloni dimrin sa më ngrohtë dhe rehat.

Artikuj të sugjeruar: