Celebrity

Legjislacioni i ri për bamirësinë: Reagon Chiara Ferragni

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2024

Legjislacioni i ri për bamirësinë: Reagon Chiara Ferragni

Pasi Këshilli i Ministrave mori vendimin për transparencë në çdo ndërmarrje bamirësie dhe vendosjen e rregullave strikte ndaj saj, Chiara Ferragni ka reaguar me një deklarartë të shkurtër.

“Jam shumë e lumtur që qeveria e zgjidhi kaq shpejt mungesën legjislative që kishte vendi. Ajo që më ndodhi mua më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është të ketë rregulla për vendimarrjet e bamirësisë që lidhen me reklamime”, tha ndër të tjera Ferragni.

Legjislacioni i ri për bamirësinë: Reagon Chiara Ferragni

Ajo theksoi se fatura finale e deklaruar do shmangë çdo gabim njerëzor apo dashakeq, por do tw heqë edhe të gjitha dyshimet për mashtrime ndaj atyre që i ndërmarrin.

Ligji në fjalë parashikon mbi 50.000 euro gjoba për të gjithë ata që thyejnë rregullat e të ashuquajturës “ddl Ferragni” në transparencën e reklamimit të produkteve që shkojnë për bamirësi.

Ministri i Sipërmarrjes, Adolfo Urso, theksoi në një deklaratë për shtyp se ky ligj do garantojë transparencën dhe do sigurojë që çdo gjë të jetë nën kontroll.

Në dhjetor, Chiara Ferragni u vu në qendër të polemikave kur në mediat italiane dolën disa fakte në lidhje me mashtrimin me fushatën e bamirësisë mes saj dhe kompanisë “Balocco”.

Legjislacioni i ri për bamirësinë: Reagon Chiara Ferragni

Siç pretendohej në fillim të fushatës, panetonet ekskluzive do të shiteshin në treg me një vlerë 9 euro (ndërkohë që çmimi normal është rreth 5 euro) dhe nga shitja e çdo ëmbëlsire, një pjesë e fitimit do të dhurohej për spitalin e Torinos. Kur skandali u zbulua, autoritetet e krimit ekonomik dhe financiar në Itali, zbuluan se kompania “Balocco” kishte bërë vetëm një transaksion prej 50 mijë eurosh në llogarinë e spitalit. Kjo ka ndodhur një muaj para se të niste fushata e bashkëpunimit mes Chiara-s dhe kompanisë së ëmbëlsirave.

Artikuj të sugjeruar: